Ndonëse nuk ka ende seanca plenare, punonjës të Gardës së Republikës kanë ‘zbarkuar’ në sallë, për të shmangur dhe penguar skenarët e opozitës.
Përfaqësues të opozitës kanë hyrë në sallë, ndërkohë që në disa pamje të siguruara nga gazetari Osman Stafa për BalkanWeb shihet se punonjësit e Gardës kanë bllokuar, duke krijuar një ‘gardh’ para foltores së Kuvendit.
Kujtojmë se 6 deputetë të PD-së, përfshi Berishën, Bardhin dhe Nokën, janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
(BalkanWeb)