Tensione në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese në Kuvend, ndërkohë që janë dëgjuar dhe disa shpërthime të vogla, si shashka.

Mes kaosit dhe tymit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla vijoi miratimin e disa pr.ligjeve. Nga ana tjetër, deputetët e opozitës, kanë vijuar që t’i bien tavolinave dhe bënin thirrjet; turp, turp.

Edhe kjo seancë e së enjtes ishte plot tension. Opozita zbarkoi më herët në sallë, ndërsa tentoi që të përmbyste karriget, por u pengua nga Garda. Mes punonjësve të Gardës dhe opozitës pati përplasje verbale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb