Ndërkohë që seanca parlamentare, deputetët e opozitës e kanë pritur me brohoritma kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit mbërriti në sallën e seancave plenare. Punonjësit e Gardës nuk kanë lejuar që karriget të vendosen në pjesën e foltores.

“Karriget mos i prekni. Nuk e kanë privat Parlamentin. Duan të vjedhin edhe buxhetin edhe karriget”, dëgjohet të thotë deputeti Ervin Salianji.

“Respektoni Kushtetutën se Parlamenti nuk është ambient privat”, shton ai. Ndërkaq, deputetja Ina Zhupa thotë: “I kanë vënë një gardist të dedikuar Ramës”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb