Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD, Asllan Dogjani. Vendimi erdhi me pretendimin se Dogjani hodhi tymuese në Kuvend.

Edhe kjo seancë e së enjtes ishte plot tension. Opozita zbarkoi më herët në sallë, ndërsa tentoi që të përmbyste karriget, por u pengua nga Garda.

Mes punonjësve të Gardës dhe opozitës pati përplasje verbale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb