Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se nesër në Kongresin e PS-së do të diskutohet mbi një sërë temash.

Në një prononcim për gazetarët Çuçi tha se do të reflektohet mbi gjërat që duhet të bëhen më mirë si dhe për projektin e Shqipërisë së 2030-ës.

“Kryetari ndryshohet edhe në kongrese të zakonshme. E jashtëzakonshme është se nuk është as zgjedhor dhe as sipas rutinës. Është një kongres që bëhet për të bërë një përmbledhje, për të reflektuar mbi gjërat që duhet të bëjmë më mirë dhe për të përcaktuar vizionin tonë për Shqipërinë e vitit 2030.

Gjërat që themi, dëgjojini siç janë. Besoj se do të jetë një kongres që do të ketë një interes shumë më të madh përtej PS.”, tha Çuçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb