Një apartament në lagjen numër 4 në Durrës, pranë stacionit të trenit është përfshirë nga flakët.
Gazetarja Kodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7 katësh.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilët po vënë nën kontroll situatën. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz.
(BalkanWeb)