Në një sfidë të vetme, atë kundër Fiorentinës, Jose Mourinho humbi jo vetëm dy pikë, por dhe tre titullarë, Dybala-n për një dëmtim në flesorët e kofshës së majtë, dhe Zalewski-n e Lukakun të ndëshkuar më karton të kuq. Kjo ishte një ndeshje që prodhoi shumë episode ku nuk mungoi as protagonizimi i vetë teknikut portugez. Roma e nisi ndeshjen me gol, ku pas vetëm 5 minutash lojë, Lukaku u shërbye në zonë nga Dybala, me kokë dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 25-të, Dybala la fushën e dëmtuar.
Sfida nisi të bëhej malore me fillimin e pjesës së dytë, ku fillimisht Azmoun i dëmtua ndërsa në minutën e 64-të Zalewski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Jo vetëm kaq, por dy minuta më pas, Fiorentina barazoi shifrat në 1-1. Në minutën e 87-të, Lukaku ndërhyri në mënyrë të rëndë duke u ndëshkuar drejtpërdrejtë me karton të kuq, kjo ishte hera e parë pas 400 ndeshjeve që Lukaku ndëshkohet me karton të kuq.
Në fund, ishte radha e Mourinho për të bërë pjesën e tij, teksa i ulur në pankinë shkroi një letër, ja dha një djali që kap topat për t’ia dorëzuar portierit Rui Patricio duke udhëzuar këtë të fundit të dërgonte topin tek El Shaarawy dhe Bove ndërsa këta të fundit të spostohet në fundore, për të fituar goditje këndi.
Show i Mourinhos u kap nga kamerat duke bërë si gjithnjë xhiron në rrjet. Në fund, dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, ndërsa Mourinho udhëzoi të gjithë ekipet të vendosin heshtje për shtyp.
(BalkanWeb)