Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në studion e News24 ka folur lidhur me zhvillimet e fundit mes opozitës dhe mazhorancës, duke u ndaluar te tensionet e krijuara edhe në seancën e sotme.

Gjokutaj u shpreh se deputetëve të opozitës “nuk ua ka dhënë mandatin Komisioni i Disiplinës”, ndërsa shtoi se përfaqësuesit e opozitës po trajtohen si persona të rrezikshëm.

Ai shtoi se mazhoranca nuk mund ta trajtojë opozitën si “nxënësit që bëjnë zhurmë në klasë”.

Gjokutaj theksoi se këto situata ndodhin për të krijuar imazhin e një opozite destruktive, që përballet me Gardën, etj.

“Kjo situatë duhet gjykuar që në zanafillën e saj, pse ka nisur dhe cili është raporti i opozitës dhe mazhorancës me Kushtetutën. Mandatin nuk ua ka dhënë Komisioni i Disiplinës, ata janë përfaqësues të popullit. Këta i trajtojnë sikur janë të rrezikshëm.

Deputeti mund të jetë pa të drejtën e fjalës apo të votës, por jo të përjashtohen. Këtu ka një regji që ta themi shqip. Ndodhin situata të tilla për të krijuar imazhin e një opozite destruktive që përplaset me Gardën, etj.

Opozita e ka shprehur që nëse kërkesat e saj do konsiderohen. Mazhoranca nuk mund ta trajtojë opozitën si nxënësit që bëjnë zhurmë në klasë. Opozita ka një rol, komisionet parlamentare janë thembra e Akilit. Ai mbase nuk do të hetohet, por atë e ka ligji. Këto janë skena shumë të shëmtuara dhe jo dinjitoze për një shtet që pretendon të ketë pluralizëm”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb