35 amerikane do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri. Ata janë betuar dhe për dy vite do të shërbejnë në Shqipëri. I Ngarkuari me Punë i SHBA në Shqipëri, David Wisner theksoi se shërbimi i vullnetarëve është një program me shumë rëndësi për SHBA-të.
Mes të tjerash ai tha se përvoja e Korpusit të Paqes nuk do të ishte e mundur pa vullnetarë.
“Betimi i vullnetareve është një ditë e veçantë për mua. Ata do të shpërbejnë në Shqipëri në emër të popullit amerikan. Gatishmëria për të shërbyer do të na dallojë. Ju do të punoni me zell krah për krah mikpritësve shqiptarë. Ju mund të bëheni agjentët e ndryshimit si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Ju them edhe vullnetarëve tanë; shfrytëzojeni mundësinë dhe kjo përvojë ka për të qenë ndryshuese. Do të sillni ndryshim në mënyrë individuale nga personi në person”, tha ai.
(BalkanWeb)