Një ditë pas ngjarjes në “Don Bosko” ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti ku ndodheshin dy vëllezër, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Në kërkim është shpallur shtetasi Andrea Bregasi, 31-vjeç, për të cilit policia ka vendosur 5 mijë euro shpërblim për këto që jep informacion. I riu u filmua nga kamerat e sigurisë duke qarkulluar qetësisht në zonë, ndërsa dëshmitarë thanë se kishte qëlluar në ajër.

Reagimi i policisë:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën “Don Bosko”, ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit “Benz”, me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z., ju informojmë se:

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Bd1693d0 5ced 4b9f 8bd9 B9919f701fb2

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb