Arben Lleshi ka humbur jetën pas përplasjes me armë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta.
Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala mëson se Lleshi është vrarë brenda qelisë.
Kujtojmë se si i dënuari përjetë Sokol Mjacaj, pas një konflikti me dy të dënuar përjetë, ka qëlluar me armë drejt Arben Lleshi, i cili humbi jetën, si dhe ndaj Indrit Shaqen, i cili është plagosur.
Mjacaj pasi ka vrarë Arben Lleshi dhe plagosur Indrit Shaqja, nën kërcënimin e armës ka tentuar të bëjë pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë. Pas rreth një ore, ai ka vendosur të vetëdorëzohet.