Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi thotë për News 24, se do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita të hënën.

“Ka pasur mendime të ndryshme. Ka një larmirshmëri mendimesh në grupin parlamentar. Ka qenë vetë zt.Berisha që ka thënë se njerëzit nuk dua t’i përfshijë me çështjen time dhe se nëse tre kërkesat plotësohen, fillon normaliteti parlamentar. Me sa kam informacion unë, ka qenë kërkesë edhe e degëve.

Deputetët nuk lejoheshin as të hynin në Parlament dhe mendoj se ka qenë një shkëndijë që ka bërë që njerëzit të thirren në protestë. Nuk gjykoj se është kaq dritëshkurtër Berisha për t’i thirrur njerëzit në ditën kur vendoset.

Kjo që ka ndodhur dje nuk ka qenë pjesë e skenarit nga ne deputetëve por një skenar i qeverisë. Protesta siç është thirrur për kërkesat e opozitës, po do të jem. Nuk është protestë ndaj SPAK-ut dhe unë protestë ndaj SPAK-ut nuk bëj kurrë”, tha deputeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb