Pas të shtënave me armë në burgun e Peqinit, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka urdhëruar që të të gjitha burgjet të kalojnë në sigurinë më të lartë.
Ndërkaq, vetë ministri ka mbërritur në burgun e Peqinit.
Nga të shtënat me armë zjarri të tipit pistoletë mbeti i vrarë Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja, duke regjistruar një nga ngjarjet më të paprecedentë në burgjet shqiptare. Për familjen Lleshi nga Mati kjo është tragjedia e radhës.
Krimi u regjistrua në të njëjtën ditë kur Sokol Mjacaj i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, u transferuar me urdhër të ministrit të Drejtësisë, në regjimin e posaçëm 41Bis, që është regjimi më i lartë i sigurisë në ambientet e burgjeve ku përfshihet edhe burgu i Peqinit.
(Balkanweb)