Në javën kur Juve ngeci në një “X”, Milan përfitoi, jo vetëm duke iu afruar “Zonjës së Vjetër” me 5 pikë, por ekipi i Piolit kaloi me lehtësi Monza-n. “Djalli” doli me tre pikët pas fitores se pastër 3-0, një ndeshje ku Pioli ishte brilant nga pankina teksa dy zëvendësues gjetën rrugën e rrjetës, Simic dhe Okafor. Zhgënjeu këtë javë Roma, me ekipin e Jose Mourinhos që pësoi një humbje 2-0 në transfertë përballë Bologna-s.

Ekipi i Thiago Motta-s është një realitet i prekshëm në Serie A, me këtë fitore futet në zonën Champions, në vendin e katërt me 28 pikë, një më shumë se Napoli dhe Fiorentina dhe plus tre në raport me Romën. Pikërisht në ditën kur ekipi i tij pësoi një humbje të hidhur, Jose Mourinho konfirmoi dëshirën e tij për të vijuar karrierën në kryeqytet:

“Unë dëshiroj të qëndroj te Roma. Nuk kam folur me drejtuesit për kontratën, por ky klub ka tifozë unik. Nëse një ditë do të ndahemi, kjo nuk do të jetë për dëshirën time”, u shpreh Mourinho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: