Presidenti Bajram Begaj ka uruar deputetin shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shprehet se uron që roli dhe kontributi i Kamberit në politikën serbe t’i shërbejë gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sakaq shton se mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë për Kamberin.

Postimi i plotë:

Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë.

Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë  t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!

Suksese!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb