Shorti u tregua bujar me Borussia Dortmund në UEFA Champions League. Verdhezinjtë shmangën kundërshtarët e mëdhenj, teksa në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube gjejnë holandezët e PSV. Gjithsesi, trajneri i Dortmund, Edin Terzic preferon të qëndrojë me “këmbë në tokë”.
“PSV po kalon një sezon perfekt. Mezi po presim ndeshjet, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ne e dimë se është një mundësi e shkëlqyer për të arritur në raundin tjetër” – Tha numri një i pankinës së skuadrës nga “Signal Iduna Park”.
Takimi i parë do të luhet me 20 shkurt në Philips Stadion (Eindhoven), ndërsa ndeshja e dytë me 13 mars në Dortmund.
(J.S/BalkanWeb)