Jo vetëm Stiven Shpendi, futbollit të rëndësishëm italian pritet t’i bashkohet shumë shpejt edhe binjaku i tij, Kristian, talenti i shpresave kuqezi. Kristian Shpendi po zhvillon një super sezon te CeSena, në Serie C, ku me golat e tij po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha italiane. Sipas TuttomercatoWeb, Sampdoria ka shfaqur interesim konkret për Shpendin.
Andrea Pirlo e pëlqen si profil dhe ka dhënë bekimin e tij për nisjen e negociatave. Pavarësisht se Sampdoria është në Serie B, klubi synon të rikthehet sa më shpejt në elitë dhe Shpendi shihet si përforcimi i duhur gjatë merkatos së janarit. Kujtojmë që nga Cesena, vëllai i tij Stiven u transferua në fillim të këtij sezoni tek Empoli.
(BalkanWeb)