TIRANE
Nën tingujt e Mozartit, Shopenit, Verdit dhe Listit të luajtura në piano nga i biri Thanas Paskali, është përkujtuar 120-vjetori i skulptorit Odise Paskali.
Me një publik akademikësh e artdashësish, ndërsa veprat e tij në skulpturë shfaqeshin në një ekran, Odise Paskali u risolll përmes tingujve që e frymëzuan dhe kompozitorëve që ju dha jetë nga duart e tij.
I biri Thanas Paskali, kujtoi për “News 24”, skulptorin e babanë në situata familjare të disa dekadave më parë, duke nisur nga përzgjedhja muzikore e pjesë që luajti.
“Babai ka bërë disa skulptura për këta kompozitorë që unë luajta. Fillimisht ka qenë babai që mi ka referuar e mi ka thënë të zgjeruara se më frymëzonte për vepra të tilla. Me babain kemi folur për artin por ka qenë edhe jeta e përditshme. Unë si djali i tij them se ai ishte më i miri. Bënte ç’ishte e mundur që e ne të realizoheshim dhe mbulonte problemet që kanë fëmijët”, tha Thanas Paskali.
Pos të birit, e bija, Floriana Paskali, lexoi disa prej eseve të Odisesë.
“Veprat e artit janë prodhime individuale por kanë diçka të përbashkët me ambientin dhe kohën e tyre. Kur këto vepra janë të rëndësishme ambient është e gjithë botë, dhe kohë, e gjithë epoka”, lexoi ajo.
Skulptori Odise Paskali, është themeluesi i artit të skulpturës në vend dhe autor i disa prej veprave më të njohura duke nisur nga monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.