Këto ditë të fundit të vitit, kur atmosfera festive ndihet ngado, strukja në shtëpi me të gjitha aromat e saj të ëmbla nuk ka të krahasuar. Por ka edhe nga ata që kjo periudhë e vitit i bën të plogësht dhe pa energji. Si t’i kaloni ditët festive? Shikoni këtë listë me filmat festivë, nga ata të preferuarit e fëmijërisë e deri tek klasikët modernë.

It’s a Wonderful Life, 1946
Cili film tjetër për Krishtlindje do t’ju bënte të qeshnit dhe të qanit në të njëjtën kohë? Është, gjithashtu, film klasik në bardhezi. Ka nevojë për më shumë informacione? Nuk e besojmë.

The Snowman, 1982
Meqë po flasim për pleqtë e borës, The Snowman është një film i cili duhet parë me doemos. Tingujt fantastikë që shoqërojnë filmin arrijnë të zgjojnë shpirtin festiv te kushdo.

The Muppet Christmas Carol, 1992
Maskota + klasikët e Dickens = perfeksion! Çfarë realizimi dhe aktrimi i Michael Caine në rolin e Skruxhit!

Miracle on 34th Street, 1994
Një film Krishtlindjesh me Matildën! Çfarë do të ishte më mirë? I shtojmë edhe pak Tichard Attenborough në rolin dhe Babagjyshit, dhe kështu përfitojmë një film perfekt për këtë sezon.

Jingle All The Way, 1996
Çfarë do të ishin Krishtlindjet pa Arnold Schwarzenegger? Nuk po zbulojmë më shumë për të. Ju duhet vetëm ta shihni!

Jack Frost, 1998
Edhe ky është një tjetër film i cili ju fton vetëm të shijoni magjinë e shndërrimit të një babai të një djali të vogël në një plak prej bore.

Elf, 2003
Këtu do të gjejmë aktoren Zooey Deschannel bionde dhe aktorin Will Ferrell duke u sjellë në formën më të çuditshme të mundur. Gjithashtu, filmi është i mbushur plot me këngë Krishtlindjesh. Të gjithë e dimë që kanë ardhur festat e fundvitit kur shohim filmin Elf.

Christmas with the Kranks, 2004
A mund t’i largoheni ndonjëherë atmosferës festive të fundvitit? Këtë tentoi të bënte familja Krank të cilët shumë shpejt e gjetën veten duke organizuar darkën e Krishtlindjes në emergjencë të plotë.

Home Alone, të gjithë filmat
Hiqeni moralin dhe as mos e pyesni se si një prind mund të harrojë fëmijën e tij (disa herë radhazi). Uluni përpara televizorit dhe vetëm shijoni serinë me katër filma të “I vetëm në shtëpi”.

Arthur Christmas, 2011
Filmi më i ri në listën e sugjerimeve është “Krishtlindjet e Arturit”. I nominuar për Golden Globe dhe BAFTA. Nuk e keni parë akoma? Shiheni tani! Është një urdhër!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: