Me 26 pikë në 18 javë, Tirana mbylli gjysmën e parë të sezonit në vendin e tretë, 11 pikë larg kreut, por tabela e klasifikimin është gjëja e fundit që shqetëson bardheblutë në këtë pikë të sezonit. Ky duket një vit kaotik për ekipin kryeqytetas teksa sërish diskutohet në lidhje me trajnerin. Julian Ahmataj erdhi si shpëtim pas pezullimit të Shehit, por shifrat dhe loja e shfaqur nuk janë në krah të tij, për këtë arsye e ardhmja e Ahamtaj nuk është e sigurt, nëse nuk do të ishte për atë fitore të madhe 5-0 në transfertë përballë Egnatias, diskutimi për Ahamataj do të ishte mbyllur kohë më parë.

Halili Ahmataj
Halili Ahmataj

Pavarësisht këtij fakti, në ambientin bardheblu po shqyrtojnë disa opsione në lidhje me trajnerin e ri. Për momentin dy janë emrat më konkret, Ernest Gjoka dhe Giovanni Colella, me italianin që mund të vinte paketë së bashku me Elton Marinin në postin e drejtorit sportiv, dyshja i dhuroi titullin Partizanit një vit më parë.

Ernest Gjoka
Ernest Gjoka

Të dy trajnerët, si Gjoka ashtu edhe Colella, janë pa skuadër, do ta pranonin me kënaqësi një ftesë nga Tirana. Gjoka është një trajner që e njeh shumë mirë ambientin, e njeh shumë mirë futbollin shqiptar, një trajner kampion, ndërsa Colella do të ishte një lëvizje e guximshme, e njëjtë me atë të Shehit.

341072563 992291975478048 897195480942816693 N
341072563 992291975478048 897195480942816693 N

Gjithsesi, për momentin çdo gjë është në fazën e sondazhit, Ahmataj vijon të jetë trajneri më i kuotuar për të vijuar të drejtojë bardheblutë edhe për pjesën e mbetur të sezonit, me shpresën që pas një merkatoje cilësore, Tirana të rikthehet fuqishëm në garë për titull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb