Në dosjen hetimore të SPAK për Ilir Beqaj dhe zyrtarë të agjencisë Saspak dhe biznesmenë, tregohet edhe një bisedë midis ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me shtetasin Dorian Sadiku, i cili rezulton ortak në shoqërinë Delta Holdin SHPK
Përgjimi:
B: Atqe m’dhe e ke aty ee….ajo qe ngrefet te kapaku.
A: Po po, ok ciao.
B: Edhe al zarfi mrapa
“Nga këqyrja e deritanishme e pamjeve filmike rezulton se në datën 14.12.2023 tek Gzona shkojnë shtetasi Ermal Kurtulaj dhe shtetasi Dorian Sadiku.
Ky i fundit vjen me një mjet Mercedez Benz me targa ne dukje me 888 dhe mjeti sipas të dhënave nga DRSSHT-ja është mjeti që më parë ka pasur targa të tjera dhe ka udhëtime me shtetasin Ilir Beqaj një dalje jashtë shteti në vitin 2022, referuar të dhënave të marra nga sistemi TIMS. Po ashtu, nga këqyrja e sistemit C@ts të Tatimeve, rezulton se subjekti GZONA, ka deklaruar shitje për periudhën 2019-2023 ndaj subjekteve Delta Pharma.al, me një vlerë totale 10.509.308 lekë. Këto fakte japin të dhëna për ndërveprim mes këtyre dy subjekteve.
Nga komunikimet e muajit dhjetor krijohen dyshime se subjektet janë takuar për tu marrë me rregullimet e dokumentacioneve përkatëse, bilanceve e të tjera për shkak të fundit të vitit, pasi në muajin dhjetor mbyllen lëshimi i faturave përkatëse dhe bëhen llogaritë në lidhje jo vetëm me biznesin “Gzona”, e cila ka për ortak të vetëm shtetasin Eduart Curri, por nisur nga fakti që takimi është kryer me shtetasin Dorian Sadiku, bashkëpronar me shtetasin Eduart Curri në shumë subjekte të tjera, që kanë ushtruar aktivitetin e tyre dhe në kohën kur shtetasi Ilir Beqaj ka qenë Ministër i Shëndetësisë dhe më pas deputet.
Në vijim, lidhur me arsyet mbi të cilat bazohet kërkesa, Prokuroria e Posaçme parashtron se: “Në funksion të sigurimit të dokumentacioneve që lidhen me eventet e projekteve nën monitorim të SASPAC-ut për të cilat janë lëshuar faturat përkatëse dhe mënyrës se si janë lëshuar ato, nëse janë kryer si evente, kush i ka krijuar dokumentet dhe përftimi i realizuar prej tyre, në funksion të sigurimit të të dhënave mbi veprime fiktive apo korruptive të kryera nga shoqëri tregtare apo organizata jofitimprurëse figuruar ligjërisht ose jo në emër të shtetasve Ermal Kurtulaj, Ilir Beqaj, Sabjan Kurtulaj apo familjarëve të tyre apo të dhëna mbi shoqëri te tjera tregtare nga të cilat kanë përfituar shtetasit Ermal Kurtulaj. Ilir Beqaj, Sabjan Kurtulaj apo familjarë e të afërm të tyre, në funksion të sigurimit të të dhënave mbi interesat pasurore të shtetasve Ermal Kurtulaj, Ilir Beqaj mbi restorantin Gzona apo aktivitete të tjera tregtare që kanë më subjektet shtetasin Dorian Sadiku dhe Eduard Curraj në kohë të ndryshme, apo të dhëna mbi lehtësimin e tyre në kryerjen e aktivitetit tregtar duke përdorur funksionin publik në çfarëdolloj forme, marrë parasysh faktin e qenies subjekt deklarues të shtetasit Ilir Beqaj deri ne vitin 2021 referuar (liste pagesave); në funksion të sigurimit të të dhënave mbi komunikime të kryera nga subjektet e përfshira në veprimtarinë e kundërligjshme paraqitet e domosdoshme urdhërimi i kontrollit të banesave dhe automjeteve dhe kontrolli personal i disa subjekteve qe vlerësohet me rëndësi për efekt të këtij procedimi penal. Nga këqyrja e sistemeve të ndryshme dhe nga raportet e shërbimit të mbajtur nga oficerët dhe nisur dhe nga komunikimet e kryera rezulton se janë siguruar të dhënat mbi banesat e përdorura nga subjektet, konkretisht shtetasit Ermal Kurtulaj, Gazmend Prenga, Arben Dani, Sabian Kurtulaj, Ilir Beqaj
Banesat, automjetet, si dhe zyrat e shoqatës GoodHealth ku figuron i punësuar Ermal Kurtaloj dhe Sabian Kurtulaj (i cili rezulton njohje e shtetasit Elton Marini) dhe ambientet e subjektit “Albania Food Hospitability”, si dhe zyrave dhe vendit të punës së shtetasve Ermal Kurtulaj dhe
Mira Topciu duhet të kontrollohen pasi besohet që në këto banesa, automjete dhe zyra gjendjen dokumente, si dhe të dhëna kompjuterike (në kompjuter laptop, usb e aparate telefoni e të tjera) gë lidhen me: veprimtarinë dhe eventet e kryera në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian që monitorohen nga SASPAC-U, përfshirë atë të Eussair, Asist. Tek Zbat. Prog. Nderkuf IPA SHq. Kos 2014-2020. NIPT: 1716144511; AS. TEK. ZBAT. Prog. Nderk. IPA II Ital. Shqip.Mal i Zi 172111451K: Ax Tek. Zhat. Prog.Nderk. IPA II Maqedoni-Shqipëri 2014-2020 NIPT L729173403 dhe çdo lloj programi tjetër: që lidhen me ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme tregtare, në emër ose jo të personave apo familjarëve të tyre, si dokumentacione tatimore, dokumente investimesh, futura e të tjera të kësaj natyre, mbi faturimin e investimeve, shpenzimeve; dokumentacionin qe lidhen me faturate lëshuara kundrejt projekteve apo subjekteve të tjera të përfshira në kërkesë: që mund të përmbajnë të dhëna mbi pronësi të pasurive të luajtshme të paluajtshme, bankar libra llogarish kursimi fatura transaksionesh dhe transfertash”, thuhet në dosje.