Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi i është gjetur nga policia një pistoletë dhe 13 fishekë të kalibrit 9mm.

Mësohet se Faiken Maze, lindur në Berat dhe banues në Athinë është kapur nga policia greke në Agio Pantaleimona në kryeqytetin grek.

  • foto galeri

Sapo ka vënë re patrullën e policisë, Maze ka tentuar të fshihet në një dyqan, por policia greke ka arritur ta ndalojë 37 vjeçarin, të cilit në atë moment i gjeti edhe armën.

Sakaq, policia greke po heton arsyet e mbajtjes së armës nga shqiptari, ndërkohë që ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb