Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është rikthyer në qelitë e paraburgimit në burgun e Fierit.
Ai u lirua rreth 6 orë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të gjyshes së tij.
Gjatë ceremonisë mortore në varreza, janë hedhur sende mbi policët e burgjeve.
Beleri u shoqërua nga dhjetëra forca policie gjatë ceremonisë mortore në varreza. Beleri ndodhet në qeli prej muajit maj, nën akuzën e korrupsionit zgjedhor.
Prokuroria pretendon se ai dha para kundrejt votave për zgjedhjet lokale të 14 majit.