SpaceX e ka përmbyllur vitin 2023 me një test të dyfishtë për përforcuesin Super Heavy, të anijes Starship. Ky veprim vjen ndërsa kompania po përgatitet për nisjen e tretë të raketës, e cila pritet të ndodhë në vitin 2024. Testi i cili zgjati rreth 10 sekonda, ndezi me sukses të 33 motorët Raptor në përforcuesin Super Heavy, i njohur si përforcuesi më i madh dhe më i fuqishëm në botë. Llogaria zyrtare e SpaceX, ka konfirmuar se ky test kishte për qëllim demonstrimin e aftësive të motorit Raptor në hapësirë, dhe se ka përfunduar me sukses.

Dy fluturimet e kaluara të Starship, nuk rezultuan të suksesshme, shkruan yahoonews. Gjatë nisjes së parë, raketa dhe përforcuesi nuk u ndanë siç ishte e planifikuar, duke bërë që SpaceX të shpërthejë qëllimisht raketën vetëm katër minuta pas ngritjes.

Fluturimi i dytë, demonstroi disa suksese të mëdha ku përfshiheshin ndarja e suksesshme e anijes me përforcuesin dhe një djegie normale e motorit. Megjithatë, raketa përsëri shpërtheu rreth tetë minuta pas ngritjes. Starship dhe përforcuesi Super Heavy, janë projektuar të jenë plotësisht të ripërdorshëm, që në të ardhmen astrounatët të fluturojnë lirisht nga Toka në Hënë, dhe anasjelltas. Gjithashtu, NASA do të ulë astronautët e saj të misionit Artemis 3 në Hënë, duke përdorur anijen Starship.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: