Zbardhen detaje rreth plagosjes së shtetases italiane gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 35 pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 51-vjeçarja italiane ka qenë duke ecur në bulevard, në korsinë e biçikletave, kur është goditur nga sipër nga një plumb qorr dhe e ka prekur në vesh dhe gjoks.
Ndërkohë, një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në zonën e Piramidës, ku një burrë është plagosur nga një plumb qorr.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.
(BalkanWeb)