Deputetja e PS Blerina Gjylameti, e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për çështjen e Fredi Belerit dhe po ashtu edhe masën e arrestit në shtëpi për Sali Berishën.

Sa i përket bashkisë së Himarës, ajo u shpreh se duhet të drejtohet nga një përfaqësues i majtë, deri sa drejtësia të përfundojë dhe të japë një vendim për Blerin.

“Dorëheqja e tij do të japë mundësinë që dhe ne të kemi dikë deri sa të zhvillohen zgjedhjet, pasi të ketë përfunduar kalvari i çështjes së drejtësisë së Belerit. Rasti i Belerit është i paprecedentë. Se di sa moral mund të ketë Beleri sa kohë ajo që dëgjuam dhe pamë sot, mund të jetë vendimi i drejtësisë për të thënë që është i fajshëm”, shprehet ajo.

E nga ana tjetër, sa i takon komunikimeve që Berisha po mban me mbështetësit e tij, edhe nga arresti i shtëpisë, Gjylameti e cilëson si një shkelje ligjore.

“Berisha duhet të zbatojë ligjin. Do duhej të tërhiqej me kohë dhe të linte hapësirën të tjerëve. Komunikimi i tij më publikun, vijon të shkelë ligjin me të dyja këmbët.

Nuk besoj se është alternativë Berisha, sfidën nuk e kemi as me PD dhe aq më pak me Berishën, por me qytetarët. Mjafton të shikosh pamjet e atyre që e kanë shoqëruar, për të kuptuar që dhe mbështetësit e tij nuk e shohin më si alternativë”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb