Alexis Sanchez nuk po gjen shumë hapësirë ​​te Interi. Deri më tani, Sanchez ka zhvilluar 8 paraqitje në Serie A, prej të cilave vetëm një si titullar.

Situata që Sanchez po përjeton te Interi nuk pranohet aspak nga Arturo Vidal, i cili iu drejtua drejtpërdrejt bashkëkombasit të tij nga Kili me një mesazh të qartë.  “Largohu nga Interi!” – ishte këshila e Vidal për Sanchez.

Nuk dihet sesi do shkojnë gjërat në merkaton e janarit, por me gjasë Alexis Sanchez nuk largohet, pasi trajneri Inzaghi e shikon si një alternativë të mundshme, në rast të dëmtimit të ndonjë futbollisti. Gjithsesi, të presim e të shohim.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: