Jennifer Lopez dhe Ben Affleck morën pjesë në Golden Globes pasi Affleck u nominua për filmin e tij me Matt Damon. Në tapetit të kuq, Jennifer Lopez u intervistua nga një gazetar i Variety dhe fansat nuk e pëlqyen pyetjen.

Gazetari i famshëm Marc Malkin e pyeti Jennifer-in nëse mendonte se martesa me Ben Affleck ishte martesa e saj e fundit dhe pas një pauze ku ajo me sa duket qëndroi e qetë, pavarësisht pyetjes së vrazhdë, ajo u përgjigj: “Kur thonë se e kupton, ti e kupton. Dhe herë të tjera, kur nuk e ke ditur, gjithashtu nuk e ke ditur… Mendoj se gjithmonë hyn me qëllimet më të mira çdo herë që përfshihesh në ndonjë gjë. Të paktën kështu bëj unë. Jo vetëm në jetën personale, por edhe në jetën time profesionale.”

Para se Jennifer Lopez të martohej me Ben Affleck, ajo ishte e martuar me Marc Anthony, me të cilin ajo u martua në vitin 2004 dhe u divorcua në 2014-ën, megjithatë, më parë, ajo ishte e martuar me Ojani Noa nga viti 1997 deri në 1998-ën dhe Cris Judd nga 2001 deri në vitin 2003.

Pas ndërveprimit të sikletshëm, gazetari pyeti edhe se si Beni po ia dilte në aspektin e martesës, ndërsa ajo u përgjigj:

“Mendoj se ai më sheh mua si artiste dhe ai e di që unë do të shprehem… Ai është fansi im më i madh dhe mbështetësi im më i madh, pasi unë jam e tij. Jam shumë e lumtur që jam këtu sonte sepse ai është nominuar dhe jam shumë krenare për të.”

Por gazetari nuk e la rastin të shkonte pa e pyetur artisten edhe për faktin që Ben duket gjithmonë i mërzitur. J.Lo siguroi që Ben është i lumtur dhe është shumë mirë dhe nuk e kupton këtë fiksimin e njerëzve me të.

Siç pritej, fansat u revoltuan nga këto pyetje dhe i dolën në mbrojtje J.Lo-së në X.

“Kjo intervistë ishte kaq e turpshme dhe e sikletshme – po të isha J.Lo do të isha larguar,” shkroi një përdorues ndërsa një tjetër shtoi, “Mendoj se ishte e tmerrshme gjithashtu për ta parë. Pse do ta pyesnit atë? Ajo u përgjigj me dashamirësi, por s’ishte mirë,”

Ndërsa një tjetër shtoi, “Pyetje seriozisht e papërshtatshme dhe e vrazhdë. Ai është me fat që ajo e trajtoi atë me klas.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: