Banorët në njësinë Postribë të Shkodrës zhvilluan një protestë për ndotjen e ujit të pijshëm. Protestuesit bllokuan për disa minuta rrugën kryesore të Postribës duke deklaruar se ndotja e ujit vjen si shkak i punimeve në një gurore në fshatin Domen.

Banorët shprehen se kanë denoncuar edhe në organet e drejtësisë, por deri më tani sipas tyre nuk kanë marrë një përgjigje për zgjidhjen e situatës.

Në mbështetje të protestës ishte edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Eliona Shkreli, e cila thotë se banorët ndodhen në vështirësi për shkak të ndotjes së ujit.

Edhe më përpara banorët e Postribës kanë protestuar për këtë problem që sipas tyre lidhet me ndotjen e ujit nga gurorja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb