Një kopsht në Tasmania ka fituar konkursin “Lëndina më e shëmtuar në botë” dhe pronarja e tij është e kënaqur që shpëton nga kujdesja për barin rreth shtëpisë së saj duke ndihmuar mjedisin.

Kjo foto në konkursin origjinal suedez duket më shumë si një peizazh hënor sesa një kopsht. Është një zonë e stërmbushur me ‘kratere’, ‘tufa’ të këputura me bar të verdhë dhe bimë kafe që janë tharë nën diellin e nxehtë australian.

“Është një pamje mjaft tronditëse. Kafshët duan të gërmojnë, kështu që ata gjejnë ushqimin e tyre të preferuar. Tani oborri im duket si një hipopotam i uritur. Unë gjithashtu kam edhe disa pula që kontribuojnë në këtë pamje, “thotë Kathleen Murray , fituese krenare e konkursit që synon të inkurajojë ruajtjen e ujit dhe praktikat e kopshtarisë miqësore me mjedisin.

Lëndina e Murray-t në Sandford, Tasmania doli në krye, duke mposhtur lëndinat e thara dhe të parregullta në Gjermani, Francë, Kanada, Kroaci, Suedi, SHBA dhe MBretërine e Bashkuar. Murray jeton në një zonë pa ujë nga rrjeti, kështu që uji i shiut i mbledhur në depozita është shumë i çmuar për t’u humbur në lëndinë. Nëse ajo dhe katër fëmijët e saj adoleshentë mbeten pa ujë gjatë verës, mund të jetë deri në dy javë para dorëzimit të ardhshëm të cisternës.

“Dikur i shihja si dëmtues kafshët që më shkatërronin lëndinën, por tani ndihem sikur më kanë lënë të lirë sepse nuk duhet ta kosis më kurrë. I shijoj fundjavat, veçanërisht pasi ish-burri im iku nga shtëpia bashkë me kositësen e barit në vitin 2016”, thotë gruaja duke folur për The Guardian.

Gara filloi në Gotland, Suedi, dy vjet më parë, për shkak të mungesës së ujit gjatë stinës së verës.

Kjo iniciativë e komunës së Gotland, e kombinuar me masa të tjera, rezultoi në një ulje prej 5% të konsumit të ujit, shkruan gazeta britanike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb