Ushtria e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar nisën sulme kundër objektivave të shumta në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit, si shenjë kundërpërgjigje pasi këta të fundit shënjestronin anijet në Detin e Kuq. Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ai urdhëroi sulmet “në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresionit të paprecedentë të Houthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq”.
Biden mes të tjerash se “nuk do të hezitojë të drejtojë masa të mëtejshme për të mbrojtur popullin tonë dhe rrjedhën e lirë të tregtisë ndërkombëtare sipas nevojës”.
Më shumë se 100 municione të drejtuara me saktësi “të llojeve të ndryshme” u përdorën, tha ai. Një zyrtar i lartë ushtarak u tha gazetarëve të enjten në mbrëmje se ai nuk mund të jepte një përqindje të saktë të aseteve Houthi që u shkatërruan në sulme, por se ishin “të rëndësishme”.
Dhe pas sulmeve kanë ardhur reagime të shumta si nga vetë Houthi-t, po ashtu edhe nga vende si Rusia, Irani, Arabia Saudite, grupi Hezbollah – dhe jo vetëm. Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar pamje që thuhet se tregojnë sulmet amerikane dhe britanike mbi Houthi-t në Jemen.
Four @RoyalAirForce Typhoons have conducted precision strikes on two Houthi military targets alongside US forces.
The threat to innocent lives and global trade has become so great that this action was not only necessary, it was our duty to protect vessels & freedom of navigation pic.twitter.com/tbN7ncJYpF
— Rt Hon Grant Shapps MP (@grantshapps) January 12, 2024
#BREAKING: Second wave of the airstrikes and cruise missile strikes against #Houthi rebels of #Iran in #Yemen has now been launched by the #US & #UK. This video shows massive explosions at #Saada during the first round of airstrikes just a few minutes ago. pic.twitter.com/45n5acQeYX
— Babak Taghvaee – The Crisis Watch (@BabakTaghvaee1) January 12, 2024
(BalkanWeb)