Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një positmi në rrjetet sociale për 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut në Kosovë.
Meta u shpreh se sot është dita që nderojmë sot më përulje dhe respekt kujtimin e viktimave të pafajshme të kësaj mizorie të kryer në zemër të Europës.
Ai vlerësoi edhe kontributin e Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën, duke e përkufizuar saktë këtë masakër të regjimit kriminal serb: Krim kundër njerëzimit! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!