Deputetët e opozitës kanë zgjedhur të vijojnë me aksionin e tyre edhe në seancën e ditës së sotme, e cila është e para për këtë vit kalendarik.
Ata janë rreshtuar para foltores së Kuvendit, ndërsa himni ka nisur të luhet dhe anëtarët e mazhorancës janë ngritur në këmbë në karriget e tyre.
Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, shihen deputetët e opozitës duke u rreshtuar para foltores në këmbë, sakaq në sfond dëgjohet një zhurmuese.
Para nisjes së seancës kanë mbërritur edhe ambasadori britanik në vend Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner. Po ashtu prezent është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me deputetët e vetë.