Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës së ndërkombëtarët kanë ndërhyrë në çështjet e Reformës Zgjedhore.

Në një reagim për gazetarin e News24, Osman Stafa, ata janë shprehur se nuk janë përfshirë në asnjë ndërmjetësim dhe kanë theksuar nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR

Z. Basha pas seancës së sotme plenare, në një deklaratë për mediat, njoftoj se me ndihmën e Ambasadës suaj, ka bindur PS që të arrijë dakorësinë me Enkelejd Alibejan (bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore) për Reformën Zgjedhore. A mund të konfirmoni nëse keni ndërmjetësuar ju dakordësinë që Lulzim Basha pretendon se është arritur mes Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeaj? A mund të na jepni detaje mbi negociatat e zhvilluara.

Përgjigja:

Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve.

“Ne në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Shqipërisë, PD, ia ka dalë të bindë palën tjetër (PS) për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, tha dje në një dalje për mediat, Lulzim Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: