Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
100 gr mish të grirë
1 qepë të thatë
1 karotë
1 patate
1 degë selino
100 ml verë
200 gr thjerrëza
200 gr makarona
1 thelpi hudhër
1 gjethe dafine
Kripë/Piper të zi
Vaj ulliri
Përgatitja
Në një tenxhere do të vendosim thjerrëzat të ziejnë dhe sapo të zbuten pak, do ia ndryshojmë ujin.
Në një tenxhere tjetër do të skuqim qepën dhe selinon dhe do shtojmë mishin e grirë dhe hudhrën. Shtojmë pak kripë dhe i shuajmë me verë sapo të jenë skuqur. Shtojmë karotën dhe patatet të prera në kubikë, i skuqim pak dhe më pas shtojmë dhe salcën. I skuqim, shtojmë thjerrëzat, dafinën dhe i ziejmë. 15 minutat e fundit shtojmë dhe makaronat. Haen të ngrohta dhe të kënaqin kur është ftohtë.
(BalkanWeb)