Nga: FATMA HAXHIALIU*
Gati kudo, thuajse gjithmonë, i vetmi term që burrat në këtë vend përdorin kur duan të na vënë me shpatulla pas murit është “kurvë”. Kur duket sikur nuk ka asnjë lloj argumenti kundër ose kur janë të paaftë të na e mbyllin gojën me argumente na përmendin organin tonë gjenital dhe mënyrën se si e përdorim atë. Ndoshta buRRat, që tashmë janë rritur e këta që po rrisim ende, nuk e kanë kuptuar anatominë si duhet dhe nuk e dinë që gruaja është e përbërë nga më shumë se një vrimë (e famshmja vrimë që tronditi një dynja pak kohë më parë). Nuk e di pse na shikojnë si një vrimë me apo pa cipë që ecën, që shtrihet, që hapet e mbyllet, që përplaset në ndonjë shtrat rastësor apo martesor…

Gati gjithmonë në diskutime ordinere deri tek ato më intelektualet përmenden ato çka hyjnë e dalin në atë vrimë, a thua se faj ka ajo për çfarë ne mendojmë e për çfarë flasim. Po ajo e shkreta as që e ka idenë se ç’bëhet në pjesën tjetër të trupit, këtej lart. Ajo ka të tjera pikëpamje, që shpesh edhe nuk përkojnë me pjesën tjetër të trupit.

Nuk e kuptoj pse ajo duhet futur në biseda ku burri përdor të tjera organe dhe jo penisin e tij të famshëm. Hmmm, sepse ndoshta, po them ndoshta, ata që nuk ia dinë gjuhën penisit të tyre janë shumë kuriozë të dinë ç’mendon vrima dhe nuk e marrin vesh kurrë, sepse janë të pazot jo vetëm të pyesin atë, por edhe “mikun” e tyre. Ka nga ata (këta janë shumica) që madje turpërohen nga miku i tyre dhe për këtë prapë ia vënë fajin vrimës… Dhe duke mos denjuar t’i hedhin as sytë mikut, shikojnë me mllef vrimën që i tmerron… ndihen të vegjël, sikur ajo do t’i përpijë e ky makth i përndjek ngado, aq sa edhe kur jemi të veshura e vrima nuk duket gjëkundi ata prapë e shikojnë dhe ajo prapë i tmerron njëlloj si ta kishin para syve. Dhe meqë për atë që ka ca gjëra plus është e pakonceptueshme të tmerrohet nga një vrimë, mundohet ta bëjë këtë të fundit të ndihet në faj. Mundohet me patjetër t’i gjejë një tjetër emër. Një emër që i rri përshtat kësaj vrime të tmerrshme, nga ku asgjë e mirë nuk del (dhe të mendosh që prej saj kanë dalë!) Një emër i përbaltur, i përbuzur, i neveritshëm… kurvë. Ajo është kurvë! Arsyet janë shumë, arsye nuk ka…

Kurvë nëse mendon ndryshe.
Kurvë nëse kërkon më shumë.
Kurvë nëse vishesh, qesh, flet, bën dashuri, ndryshe.
Kurvë nëse ke VRIMË.

Kurvë do jesh gjithsesi, pavarësisht kontekstit, kategorisë sociale, pavarësisht asaj që je, çfarë mendon, çfarë ke arritur, çfarë dëshiron… kurvë ti që je në krahun e tij; kurvë ti që e solle në jetë;0 kurvë ti që i bashkohesh në shtrat; kurvë ti që ke shkruar këto rreshta; kurvë edhe ti që po lexon.

Kurvat kanë një të përbashkët: vrimën. Kurvat janë të gjitha njëlloj të frikshme, një hapësirë e panjohur, ku ka hyrje, por jo dalje. Kurvat janë të tilla sepse të tilla lindin!

Prandaj, o kurva, mbyllni gojën dhe hapni këmbët! Lëreni atë të gjejë komunikimin e munguar me vrimën, kështu ndoshta të tjerët që do të vijnë nuk do të kenë frikë prej saj…
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb