Gazmend Bardhi mbledh sot grupin parlamentar të PD-së. Ky i fundit ka njoftuar përmes një mesazhi deputetët, se në orën 10 do të mblidhet grupi.

Mbledhja në fjalë do të mbahet në Kryesinë e Kuvendit.

“Nesër, e premte, ora 10:00, do te zhvillojmë mbledhjen e Grupit, në sallën e Kryesisë së Kuvendit.
Ju përshëndes!”, thuhet në mesazhin e Bardhit. Mbledhja e Bardhit mbahet një orë para nisjes së mbledhjes të komisionit për Reformën Zgjedhore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: