Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me çështjen e Arbitrazhit.
Ai ka deklaruar se çështjet e humbura nga Shqipëria vijnë me një kosto financiare, por se nuk dha shifra konkrete.
Ministri Manja u shpreh se informacion të detajuar në lidhje me këtë çështje e ka avokatura e shtetit.
“Ne na duhet të kemi një klasë arbitrazhi, por na duhet të kemi profesionistë të ri që do të përfshihen në këtë instrument ligjor. Kjo është ajo që do prezantohet sot. Çështja e zgjedhjes së arbitrave dhe dhomave të arbitrazhit është çështje e palëve. Vendosin vetë se ku do ti zgjidhin. Nuk është një çështje e prere me thikë. Rast pas rastit është çështje e vullnetit të palëve”, tha ai.
Ka një bilanc për çështjet e humbura?
Manja: Ka një faturë financiare, një kosto të gjyqeve që humben dhe fitohen. Por nuk është ky momenti. Nëse kërkohet ky informacion, avokatura e shtetit ka informacionin plotë