Vincent Cassel mori pjesë në sfilatën e stilistit Alexandre Mattiussi gjatë Javës së Modës në Paris me partneren e tij të re në krah.

Ylli francez i filmit u shfaq për herë të parë në publik me Nara Baptista, gati 30 vjet më e vogël se ai, e cila është komentuar nga mediat ndërkombëtare për ngjashmërinë e saj të madhe me ish-bashkëshorten e Cassel, Tina Kunakei.

Çifti ka pozuar para fotografëve në këtë shfaqje.

Shikoni video nga mediat sociale

Kush është Nara Baptista

Baptista është një modele nga Brazili e cila punon me agjencinë “Elite Models LA” në SHBA. Origjina e saj është nga Brazili dhe Australia dhe madje ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Universe Australia” në vitin 2020. Ajo është gjithashtu anëtare e lëvizjes “Black Lives Matter”.

Ngjashmëria e saj me Tina Kunakei, ish-gruaja e Cassel, është e habitshme. Kunakei, e cila është edhe modele, u martua me Kassel në vitin 2018, por lidhja e tyre përfundoi papritur dhe asnjëra palë nuk ka folur ndonjëherë për arsyet që sollën fundin e lidhjes.

“Një moment krize të thellë”, raportoi Daily Mail prillin e kaluar: “Ata u ndanë disa javë më parë” dhe kjo u konfirmua pasi Cassel fshiu të gjitha fotot e ish-bashkëshortes së tij nga rrjetet sociale. Në një intervistë në vitin 2020 për finalen e “Miss Universe Australia”, Baptista, e pyetur se çfarë do të bënte me çmimin nëse do të fitonte, u përgjigj se donte të investonte në studimet e saj dhe se qëllimi ishte t’i përkushtohej punës sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: