Një 37-vjeçar, i cili përplasi me makinë një këmbësor, 67-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. T. 37 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në Belsh, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin N. T., 67 vjeç, banues në Belsh (këmbësor), i cili është në kujdesin e mjekëve.