Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 në fshatin Adë.
“Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. T., 65 vjeçe, banuese në fshatin Adë.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)