Qindra gra marshuan në Tel Aviv të premten duke i bërë thirrje qeverisë izraelite dhe komunitetit ndërkombëtar të bëjnë më shumë për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan gra që mbanin në duar tabela që shkruanin “Nuk ka më kohë” dhe “Zgjohu botë”.

Sipas dëshmitarëve, në protestë ishin të pranishëm mbi 1500 persona.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një numër zyrtar.

“Qeveria po merr kohën e saj, por koha e tyre ka mbarua. Ne do të shpërndajmë tabela dhe do të nisim një marshim proteste për të rrëmbyerit tanë të mbajtur robër për mbi 100 ditë në Gaza, duke duruar abuzimet nga Hamasi pa asnjë perspektivë lirimi r,” thanë organizatorët në një deklaratë përpara protestës.

Hamasi mori peng rreth 240 pengje në Gaza më 7 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: