Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjes.
Automjeti që drejtohej nga Elnis Allkanjari ka dalë nga rruga, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shoferi.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga mjeti. I plagosuri është nisur drejt spitalit, në gjendje të rëndë.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.