Teksa prej orësh janë bllokuar në malin e Korabit, si pasojë e rënies së një orteku, gjendja shëndetësore e dy turistëve zviceranë është jashtë rrezikut për jetën .

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se sinjalizimi për bllokimin e dy turistëve është bërë gjatë natës, ndërkohë që forca të Policisë, Forcat Alpine të Tiranës dhe Kosovës, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur gjetjen e dy turistëve, ku njëri prej tyre ka thyer këmbën.

Këta të fundit kishin arritur që t’i mbijetonin temperaturave ekstreme dhe acarit duke krijuar një zgavër mes borës. Ndërkohë, pritet që një helikopter t’i transportojë ata drejt Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb