Pas më shumë se katër orësh nën masivin shkëmbor i cili u shkëput nga mali duke e bllokuar në shtrat, pasi i zuri gjymtyrët e poshtme, 25-vjeçari Dhimitër Vangjeli është shpëtuar.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Çarçovë të Përmetit.

Deri tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të riut, i cili është transportuar me urgjencë për në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: