Pamjet që shihni tregojnë një nga momentet e aksionit të policisë, të shtrirë në mbarë vendin, që çoi në arrestimin e gati 300 personave. BalkanWeb ka siguruar pamjet nga arrestimi i një 46-vjeçari Astrit Deliu në Tiranë. Në video, shfaqet 46-vjeçari me pranga, ndërsa policia gjen në çantën e tij një sasi e konsiderueshme e dozave të kokainës dhe një pistoletë “Bereta”.
Kujtojmë se epiqendra e operacionit ka qenë Tirana, me mbi 70 persona të arrestuar. Dyshohet se 46-vjeçari prej 20 vitesh ishte drejtues i një grupi të vjetër kriminal të shpërndarjes së drogës, ndërsa aktivitetin e zhvillonte në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës.
Kujtojmë se në kuadër të këtij operacioni mbarëkombëtar u arrestuan 273 shtetas, nga 299 masa të dhëna. Sakaq, janë ushtruar 306 kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, ndërsa janë shpallur në kërkim 26 persona.
(BalkanWeb)