Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

•Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një karrocë që përdorej nga shtetasi L. K., 56 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 56-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: