Pylli i Fazaneve në Maliq është një nga destinancionet e bardha ne juglindje të vendit ku jo vetëm ajri i pastër, peizazhi mahnitës, por flora dhe fauna e larmishme ne këtë pyll e bëjnë një nga atraksiomet me interesante me turizëm gjithëstinor.

Ky Pyll ndodhet vetëm 10 km larg qytetit të Korçës dhe ka një peizazh fantastik me një sipërfaqe prej 50 ha duke gëzuar njëkohësisht edhe statusin e monumentit natyror.

Interesant është fakti që në këtë pyll gjen jo vetëm fazanët, simbolin e këtij monumenti por edhe sorkadhet, lepujt, dhelprën etj te cilat mund t’i shohësh nga afër duke përfituar një kënaqësi sa te veçantë aq edhe të bukur nën petkun e bardhë të dëborës dhe jo vetëm. Larmishmëria e pyllit me plepa, shelg, blir, pishë dhe bredh bën interesante edhe ecjet në natyrë duke dalë nga rutina e ambienteve urbane.

Pylli i fazanëve i rijetëzuar nga dora e njeriut, është kthyer në një nga destinacionet e rëndësishme te juglindjes së vendit me organizimet familjar, shoqërore jo vetëm të kësaj zone por tashmë edhe të turistëve vendas dhe të huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb