Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në zyrat e IKMT dhe zjarrfikëses së Fierit.

Gazetari Enea Vërria raporton se dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në njërën prej zyrave.

Punonjësit janë larguar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia për gjetjen e shkaqeve të zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: