Pasi kryebashiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari u dënua me 9 muaj burg, i konvertuar me 150 orë pune, natyrshëm lind pyetja nëse rrezikohet apo detyra e tij si i zgjedhuri i parë i këtij qyteti.

Në një dalje për mediat, avokati i tij Hajdarit, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit.

“Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i denuar personi qe dënohet me pune ne komunitet”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: